Gjatë periudhave të ndryshme historike të zhvillimit të vendit tonë programet për jashtë shtetit të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/, të njohura si "Radio Bullgaria, kaluan një sërë sprovash.
Çdo gjë filloi më 16 shkurt 1936 - vetëm 13 muaj pasi transmetimet në vendin tonë u bënë pronë e shtetit, dhe radioja bullgare, atëherë - Radio Sofja, filloi zyrtarisht veprimtarinë e vet. Ishte dita e diel dhe me ndihmën e valëve të shkurtra i gjithë programi i mëngjesit u transmetua për herë të parë në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut. Programet e gjuhëve të huaja u prezantuan së pari në esperanto, dhe pas 1 majit 1937 - sistematikisht, pesë herë në javë, në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht.
Duke kërkuar pamjen e saj më adekuate për kohën, Radio Bullgaria edhe sot po vazhdon të ndjekë misionin e saj - të sigurojë çdo ditë informacion të besueshëm dhe të saktë nga dhe për Bullgarinë në dhjetë gjuhë, duke ndihmuar në formësimin e imazhit të vendit tonë në botë dhe duke mbështetur komunitetet bullgare jashtë vendit dhe bashkatdhetarët tanë të cilët e kanë bullgarishten gjuhë amtare.
Po të doni të mësoni se si programi ynë shumëgjuhësh kalon nga transmetimet në valë të shkurtra në hapësirën digjitale, lexoni artikullin "Radio Bullgaria mbush 84 vjeç", nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është edhe studiuesja e gjuhës spanjolle Marija Paçkova, e cila prej dekadash ka qenë pjesë e ekipit të..
Përshëndetje, të nderuar miq! Në programin tonë të sotëm do t’ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në fillim do t’ju tregojmë për pasurinë e shpendëve në Bullgari. Pas kësaj do t’ju zhytim në botën e librave për fëmijë të..
Të nderuar miq, në këtë program do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Në materialin e parë do t’ju flasim për Milena Selimin, e cila përktheu romanin “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov dhe fitoi çmimin..
Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është..