Sot mbushen 10 vjet nga vdekja e prof. Rajko Petrov (1930-2011) - një nga figurat më të mëdha në historinë e mundjes bullgare, i cili e shndërroi atë në një fuqi botërore. Rajko Petrov ka qenë trajner i ekipit tonë kombëtar të mundjes në vazhdim të 15 viteve dhe ka përgatitur kampionët tanë të parë olimpikë dhe botërorë në këtë sport. Ai ishte në krye të Federatës Bullgare të Mundjes që nga 1969 deri në 1990. Si trajner Rajko Petrov mori pjesë në 12 Lojëra Olimpike Verore radhazi. Ai ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Botëror për Shkencë dhe Sport pranë UNESKO-s dhe nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (FILA).
Është prezantuar në Sallën e Famës të Mundjes Ndërkombëtare - Oklahoma, SHBA. Ai ka fituar çmime prestigjioze për zhvillimin e mundjes në të gjithë botën. Kërkimi i tij në fushën e sporteve është përkthyer në një numër gjuhësh, duke përfshirë frëngjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe të tjera.Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..