Sot mbushen 10 vjet nga vdekja e prof. Rajko Petrov (1930-2011) - një nga figurat më të mëdha në historinë e mundjes bullgare, i cili e shndërroi atë në një fuqi botërore. Rajko Petrov ka qenë trajner i ekipit tonë kombëtar të mundjes në vazhdim të 15 viteve dhe ka përgatitur kampionët tanë të parë olimpikë dhe botërorë në këtë sport. Ai ishte në krye të Federatës Bullgare të Mundjes që nga 1969 deri në 1990. Si trajner Rajko Petrov mori pjesë në 12 Lojëra Olimpike Verore radhazi. Ai ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Botëror për Shkencë dhe Sport pranë UNESKO-s dhe nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (FILA).
Është prezantuar në Sallën e Famës të Mundjes Ndërkombëtare - Oklahoma, SHBA. Ai ka fituar çmime prestigjioze për zhvillimin e mundjes në të gjithë botën. Kërkimi i tij në fushën e sporteve është përkthyer në një numër gjuhësh, duke përfshirë frëngjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe të tjera.Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..