Investime për më shumë se 90 milion euro janë certifikuar që nga fillimi i vitit. Këtë e ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, bëri të ditur reporterja jonë Natalia Gançovska.
Pritet që investitorët të krijojnë më shumë se 500 vende të reja pune. Certifikatat janë për shtatë projekte jashtë kryeqytetit. Tre prej tyre janë realizuar në prodhime dhe shërbime të teknologjive të larta. Investimet janë në Burgas, Dollna Mitropolia, Dupnica, Devnja dhe Stara Zagora.
Ambicia e Ministrisë është të certifikojë projekte për gati 307 milion euro deri në fund të një të tretës së parë të vitit.Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj..