“Ky është teatër për njerëz naivë. Unë e di shumë mirë nga vijnë sulmet kundër meje dhe familjes sime". Kështu Presidenti Rumen Radev komentoi thirrjen e Kryeministrit Bojko Borisov për të mos i futur fëmijët në politikë. Kryeministri e bëri këtë apel në lidhje me njoftimet për pjesëmarrjen e djalit të Rumen Radevit në një festë në qendër të Sofjes, megjithë masat kundërepidemike.
Kreu i Shtetit theksoi se protestat e bullgarëve janë rezultat i politikave dhe veprimeve të Kryeministrit. "Bullgarët protestojnë disa muaj me radhë nën dritaret e Këshillit të Ministrave, por atje nuk ka askë," shtoi presidenti.
Kreu i Shtetit parashikon se pas zgjedhjeve do të kemi një parlament të copëtuar.
Rumen Radev mori pjesë në Pleven në një ritual të prerjes së hardhive me rastin e Ditës së Shën Trifonit.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë..