Vitin e radhës në Sofje zhvillohet një demonstratë antifashiste me moton “Pa nazistë në rrugët tona!”.
Në një demonstratë në bulevardet qendrore të Sofjes protestuesit thërrisnin “Sofja nuk është qytet nazist!” dhe mbanin pankarta me shkrim "Njerëz, kujdes!" dhe "Pa nazistë në rrugët tona!"
"Kjo është forma jonë e protestës kundër “Lukovmarshit” - një ngjarje pro-fashiste, ksenofobe dhe ekstremiste, me të cilën nuk mund të pajtohemi," tha eurodeputeti Petër Vitanov.
Më herët parti të ndryshme dhe organizata joqeveritare gjithashtu shpallën se janë kundër “Lukovmarshit” - një procesion mbrëmjeje i neo-nazistëve në kujtim të gjen. Hristo Llukov /një oficer bullgar, Ministër i Luftës në Mbretërinë Bullgare në periudhën 1935-1938 dhe udhëheqës i organizatës ultranacionaliste “Bashkimi i Legjioneve Kombëtare Bullgare, i cili është vrarë nga një grup luftarak komunist/.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..