Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kodet e dashurisë përshkruajnë rrugën drejt përjetësisë

Foto: arkiv

Shpesh herë midis kufizimeve të “kështu duhet”, “nuk është e mundur”, “nuk ka kohë” dhe stereotipa të tjerë ne harrojmë të jemi ne vetë dhe të zhvillojmë thelbin tonë krijues. Devijimi drejt së panjohurës krijon ndjenjën e një pasigurie, e cila shumë shpejt na kthen drejt rrugëve të afirmuar e të rrahur. Të paktë janë ata të cilët guxojnë  të ndjekin thirrjen e shpirtit të vet dhe mundin të shkëputen nga matrica. Pikërisht atëherë ata zbulojnë frymëzimin.

Pikërisht në këtë drejtim e morën rrugën tre veta, të cilët janë njohur “fare rastësisht” në një kolegj kanadez duke marrë pjesë në një seminar për zhvillim personal, i cili zbërthen potencialin e tyre dhe hap mjeshtëritë e tyre krijuese. Kështu, pa e nuhatur fare se çfarë u ka përgatitur fati, Deljan Zahariev, Neda Zareva dhe Anna Ivanova mblidhen në një triadë. Dhe derisa punojnë në ekip, u lind ideja të shkruajnë bashkë një roman, të cilin pas kësaj e quajnë “Kode për dashuri dhe përjetësi”.

Ky është një bashkautorësi të trefishtë, gjatë të cilit çdo një plotëson mendimin e shkruesit përpara tij. Kushti i domosdoshëm për lidhjen midis tyre është ndjenja e përgjithshme për ngazëllim, argëtim dhe entuziazëm, të koduar në inicialet e emrave të tyre - DNA. Në bazë të kësaj skeme fillon dhe procesi i tyre krijues “D”-Deljan ve fillimin, pas tij “N” - Neda vazhdon, e ndjekur nga “A”- Anna e cila ia dorëzon stafetën përsëri Deljanit.

“DNA anglisht është ADN - ve në dukje Deljan. Filluam të shkruajmë tre histori paralele por të ndryshme, duke ndjekur renditjen D-N-A. Në bazë të këtij rendi zhvilluam tre histori të ndryshme deri në këtë moment, në të cilin ndiem lidhjet e ndryshme midis tyre. Atëherë erdhi dhe ideja t’i gërshetojmë si një varg të ADN dhe i gjithë romani doli ADN, me lidhje dhe kode të shumta. Krijimtaria e përbashkët, e cila për të tre qe një zbulim, na tregoi sesa e rëndësishme është që të kemi besim midis nesh dhe të duam njeri tjetrit.  Pikërisht kësaj energjie i dedikojmë dhe përfundimin e suksesshëm të projektit tonë. Gjithsesi dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetën tonë.”

Kështu, në kuptimin e reciprocitetit dhe të ndarjes së përbashkët që të tre autorët zbulojnë frymëzimin në tekstet e përbashkëta. Aty dashuria e kalon kohën dhe hapësirën midis qytetërimeve dhe kulturave të ndryshme - në Bullgari, në Egjiptin e Lashtë dhe në Butan:

“Në këtë proces ne nuk qemë burra - gra ose burrë dhe dy gra, por personalitete krijuese - vazhdon Neda. Kombinimi i fortë midis nesh erdhi nga fakti  se, mundëm të integroheshim në njëri-tjetrin dhe të plotësonim njeri-tjetrin  si veçori, botëkuptim, perceptim...U formua diçka si organizimi i spontanitetit, por pa u shkelur bilanci. Mbi bazën e ngjarjeve, të cilat janë zhvilluar rreth heronjve tanë, japim shembuj për këtë sesi njeriu mund të mbajë diçka në vetvete, pa e kuptuar. Por, përmes njohurive të caktuara ai mund të arrijë deri tek to dhe të ndryshojë fatin e vet”.

Në procesin e shkrimit që të tre autorët zbulojnë pasurinë e bashkautorësisë, në të cilën rriten dhe formohen edhe më shumë si personalitete.

“Kodet janë një paraqitje të asaj sesi çdo një prej nesh është krijues - ve në dukje Anna. Kodi i ADN-së tek çdo një njeri është shfaqja biologjike e kësaj krijimtarie. Interesantja është se libri ynë paraqitet në një moment kur në botë flitet për inovacion dhe kreativitet. Njerëzimi ka nevojë prej njerëzve, të cilët të gjejnë vendime konkrete, por së bashku jo vetëm. Në këtë lidhje ne tregojmë se mbase kjo është rruga - në kreativitetin kolektiv. Nuk është e lehtë , por është jashtëzakonisht frymëzuese dhe jep kënaqësi”.

Dhe si një vazhdim të projektit të vet, Deljan, Neda dhe Anna mendojnë të zbulojnë sekretet e krijimit të ndërsjellë para entuziastëve të tjerë, të cilët janë gati të marrin përsipër sfidën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva.

Foto: arkiv personal dhe arkiv-BNT




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD