Fatkeqësisht, ka pak vende evropiane që mund të krenohen me historinë e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur të bëhet fjalë për hebrenjtë. Bullgaria është pothuajse shteti i vetëm, i cili mund të jepet si një shembull i ndershmërisë, forcës morale dhe guximit, sepse ndryshe nga pothuajse e gjithë Evropa, ajo u kundërvihet nazistëve, vë në dukje në një letër të botuar në gazetën "Trud" Presidenti i Kongresit Botëror Hebre Ronald Lauder.
Ai e përcakton të ashtuquajturin "Lukovmarsh" /”Marshi i Llukovit/* si një turp për Bullgarinë. "Si mik i Bullgarisë shpresoj shumë që të gjithë bullgarët të refuzojnë ngritjen e nacionalizmit ekstrem të djathtë ksenofob, dhe në vend të kësaj të vazhdojnë në rrugën që ka fituar admirimin e të gjithë njerëzve të mirë në botë," tha Lauder.
Dje për vitin e radhës Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova refuzoi të koordinonte “Lukovmarsh”. Kjo u deklarua nga kryetarja e grupit GERB-Bashkimi i Forcave Demokratike në Këshillin Bashkiak të Sofjes Malina Edreva. Sipas saj, në një shoqëri demokratike kryetari i bashkisë së qytetit nuk ka autoritetin të lejojë ose të ndalojë ideologjinë e dikujt, por ka përgjegjësinë të marrë një pozicion nëse një tubim i madh i njerëzve në një vend publik çon në shkelje të rendit publik, dhe "numërimi i fashistëve bullgarë", i njohur më mirë si “Lukovmarsh”, është pikërisht nga këto tubime.
Këshilltarët e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ gjithashtu shpallën më parë në një deklaratë se janë kundër zhvillimit të “Llukovmarshit”.
* Hristo Llukov është një oficer bullgar, pedagog i veprës ushtarake dhe politikan, ka qenë Ministër i Luftës në Mbretërinë Bullgare në periudhën 1935-1938 dhe udhëheqës i organizatës ultranacionaliste “Bashkimi i Legjioneve Kombëtare Bullgare (1942 – 1943), është vrarë nga një grup luftarak komunist.
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës..