Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në telefon me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu. Të dy ranë dakord të zhvillojnë bashkëpunim dhe koordinim më të ngushtë në përgjigje të pandemisë, njoftoi BTA.
"Izraeli po arrin rezultate jashtëzakonisht të larta në luftën kundër koronavirusit," tha Borisov, duke shtuar se Bullgaria është vendi me masat më të buta në BE dhe në të njëjtën kohë arrin të kontrollojë sëmundshmërinë.
Borisov dhe Netanyahu ranë gjithashtu dakord të punojnë për të lehtësuar udhëtimet midis shtetasve të të dy vendeve dhe ndërsa përparon vaksinimi, marrëdhëniet midis dy vendeve kthehen në nivelet e tyre të mëparshme aktive.
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..