Në Elbasan u zhvillua takimi përfundimtar në kuadrin e projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar me mjete të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, në të cilin u prezantua edicioni "Barrierat e Edukimit Gjithëpërfshirës në Bashkinë Elbasan”. Në aktivitetin në Elbasan ishin të pranishëm Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momçill Rajçevski, përfaqësues të institucioneve arsimore, të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve, si dhe të mediave.
Gjatë prezantimit drejtoresha e qendrës Fly for Life Blerina Boçi nënvizoi rëndësinë e sigurimit të aksesit të barabartë të të gjithë fëmijëve tek arsimi, si një premisë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të zhvillimit të regjionit, duke e falënderuar shtetin bullgar për ndihmën e tij.
Nga ana e vet Ambasadori bullgar Momçill Rajçevski shprehu kënaqësi për veprimtarinë e qendrës Fly for Life për realizimin e suksesshëm të Projektit “Edukimi për të gjithë”, financuar në kuadrin e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim, të siguruar nga Republika e Bullgarisë për Republikën e Shqipërisë. Ai shprehu pritje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të këmbimit të përvojës midis dy vendeve tona mbi çështje të rëndësishme sociale dhe arsimore.
Informacioni është i MPJ-së së Bullgarisë.Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..