Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bilanci negativ tregtar me Kinën është një problem për Bullgarinë

Foto: BTA

Bullgaria dhe biznesi mirëpresin çdo qëllim serioz të kompanive kineze për të investuar në vendin tonë sipas rregullave të BE. Përpjekjet aktive duhet të vazhdojnë për të kapërcyer bilancin negativ tregtar afatgjatë, i cili është një problem real për palën bullgare. Ne besojmë në mbështetjen e Kinës dhe Presidentit Si Xinping për të zbatuar masa konkrete për të zgjeruar hyrjen në tregun kinez duke thjeshtuar dhe duke shpejtuar procedurat e importit, veçanërisht për ushqimet dhe mallrat bujqësore.

Për këtë bëri thirrje në takimin virtual në formën e 17 + 1 (Kina dhe 17 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore) Zëvendës Kryeministrja dhe Ministre e Turizmit Mariana Nikollova, njoftoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD