Hotelet, restorantet dhe dyqanet bullgare do t’u ofrojnë zbritje të çmimeve të shërbimeve dhe produkteve të tyre bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë si destinacionin e tyre të pushimeve. Përfaqësuesit e pakicave etnike bullgare gjithashtu do të mund të përfitojnë nga ulja e çmimeve. Fushata titullohet "Ne po ju presim në shtëpi" dhe iniciatori i saj është Shoqëria Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve në partneritet me Ministrinë e Turizmit.
Fushata parashikon dhënien e kartave të posaçme prej programit të lojalitetit të Shoqërisë Bullgare të Hoteleve dhe Restoranteve. Ato do t’u sigurojnë pronarëve të tyre të drejtën e shfrytëzimit të zbritjeve përkatëse të çmimeve, të cilat do të arrijnë deri në 50%.
Kështu të gjithë bullgarët jashtë shtetit, që dëshirojnë të bëjnë pushime te ne, do të mund të përfitojnë nga çmimet më të ulëta në hotele, restorante, lokale, shtëpitë turistike, dyqanet për teknikë, pikat e karburantit etj.
Kërkesat për kartat në fjalë mund të deklarohen nga të gjitha klubet, shoqatat dhe komunitetet e bullgarëve në të gjithë botën.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..