Mani i vjetër, i cili tanimë 450 vjet gëzon dashurinë e banuesve të qytetit Veliki Presllav (Bullgari Verilindore), do të konkurrojë në Konkursin Ndërkombëtar “Pema Evropiane e Vitit 2021”. Pema me dinjitet ruan kujtimin për ngjarje të shumta historike dhe personalitete - mes tyre vojvoda Stefan Karaxha dhe Apostulli i lirisë Vasill Levski. Gjatë vitit 1900, patriarku i letërsisë bullgare Ivan Vazov takohet me banuesit vendas në kafenenë, ku mani zgjat degët e veta.
Zgjedhja për një pemë evropiane do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt dhe në të mund të marrin pjesë online njerëz nga e gjithë bota. Fituesi do të shpallet më 17 mars, njoftuan nga Fondacioni “EkoKomunitet”. “Le të dëshmojmë, se Bullgaria jonë e vogël por e papërsëritshme si dhe qyteti ynë i dashur kanë cilësinë të mahnitin çdo një”, bëjnë thirrje ndaj bullgarëve nga bashkia Veliki Presllav.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasillevaNë shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër,..