Opera Shtetërore e qytetit Stara Zagora u radhit ndër 10 të parët në konkursin evropian për shfaqje arsimore. Ai u organizua nga Asociacioni i Filantropëve për Opera dhe Balet „FEDORA“ – platforma më prestigjioze në Evropë e cila mbështet inovacionet në artin e operës dhe të baletit. Koncepti i Operës së Stara Zagorës “Ne jemi muzikantë” ka për qëllim krijimin e shfaqjes së parë ndijore interaktive në Bullgari për fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta. Muzika klasike ka ndikim pozitiv mbi fëmijët me autizëm, me deficit të vëmendjes dhe me hiperaktivitet, me Sindromën Daun dhe me vështirësi të tjera shqisore ose emocionale të sjelljes. Ideja e projektit muzikor është që fëmijët të përkrahur nga vullnetarë, psikologë, pedagogëve specialë dhe artistë operistikë të zbulojnë operën dhe të ndiejnë ndikimin e saj.
Pasi kaloi me sukses raundin e parë të konkursit prestigjioz, koncepti “Ne jemi muzikantë” do të konkurrohet për një nga katër vendet në klasifikimin përfundimtar. Ndër konkurrentët e Operës Stara Zagora janë Opera Mbretërore Suedeze, Opera Kombëtare Daneze, Opera e Vjenës, Opera në Montpellier, Compagnia Teatrale L'Albero nga Italia, Platform-K nga Belgjika etj. Në fazën e tanishme të konkursit pjesëmarrësit kanë mundësi për të njohur audiencën me idetë e tyre, të cilat janë të ngarkuara në faqen e platformës FEDORA. Aty, ata mund të marrin mbështetje përmes votimit në internet, i cili do të përcaktojë njërin nga katër finalistët
Në se do të fitojë çmimin FEDORA, Opera Stara Zagora do të jetë e para në këtë nismë, në partneritet me Shoqatën Kombëtare të Pedagogëve Specialë, Shoqatën “Alternativë 55”, Qendrën Ndërkombëtare të Rinisë në Stara Zagora dhe Fondacionin “Down Syndrome Albania”.
Votimi për konceptin e Operës Stara Zagora zgjatet deri më 25 shkurt këtu
Informacioni i Radios Rajonale Stara Zagora – BNR
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”),..