Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendimet demografike dhe të transportit mund ta gjallërojnë Bullgarinë Veriore

Foto: BGNES

Mungesa e lidhjes së transportit dhe plakja e popullsisë po ngadalësojnë rritjen ekonomike të Bullgarisë Veriore. Vlerësimi u bë në analizën e fundit të Institutit për Ekonominë e Tregut për gjendjen dhe perspektivat e ekonomive rajonale në pjesën veriore të vendit.

Gjatë 10 viteve të fundit popullsia e rretheve Vraca, Pleven, Gabrovo, Montana dhe Loveç është ulur me 1/5. Vetëm qyteti i Varnës mbetet i qëndrueshëm demografikisht. Kryeqyteti ynë detar gjithashtu shquhet si një qendër kryesore ekonomike në veri. Varna është në vendin e tretë në vend pas Sofjes dhe Plovdivit. Sipas Institutit për Ekonominë e Tregut, me infrastrukturën ekzistuese rrugore, qyteti ka potencialin për ta kryesuar rritjen dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.


Standardi i jetesës në Bullgarinë Veriore është më i lartë në Varna dhe më i ulët në Vidin. PBB-ja vjetore e Varnës është 3.9 miliardë euro, ndërsa e Vidinit është 10 herë më e vogël - 374 milion euro. Në Varna produktiviteti mesatar për frymë të popullsisë është 8354 euro në vit, ndërsa në Vidin është 4465 euro.

Rezultate të mira ekonomike tregohen nga rrethet e Gabrovos, Ruses dhe Veliko Tarnovos, të cilat po formohen si vendet kryesore në Bullgarinë Veriore.

Paga mesatare bruto në pjesën Verilindore të vendit është 565 euro (në Varna), ndërsa në rajonin qendror verior është 516 euro. Paga mesatare më e ulët është në Bullgarinë Veriperëndimore - 505 euro.

Komunat e vogla bujqësore në Veri-Perëndim konstatojnë prosperitet, për aq sa mund të thuhet prosperitet gjatë krizës.

Nga ana tjetër, Gabrovo /në pjesën qendrore të Bullgarisë Veriore/ është gjithashtu një shembull i mirë, duke zhvilluar një qendër lokale IT për teknologji të larta, e cila arrin të tërheqë kuadro me pagesë shumë të mirë. Por plakja e shpejtë e popullsisë e vë qytetin përpara një problemi demografik që kërkon një zgjidhje dhe shkakton rreziqe.


Më pak janë të punësuarit në sektorin e IT në rajonin Veri-Perëndim - gati 1 100 njerëz, me rritje më të konsiderueshme në Vraca. Sipas këtij treguesi rajoni Veri-Lindor me 4500 të punësuar në degën IT është në krye, i ndjekur nga rajoni Veri-Qendror me gati 2 100 të punësuar në këtë sferë. Për krahasim, sektori në të gjithë Bullgarinë punëson mbi 100 000 njerëz dhe 80 për qind prej tyre janë në Sofje.

Studimi merr parasysh dallimet në punësim dhe pagë, të cilat përcaktohen nga struktura e forcës së punës. Në qytetet e mëdha të pjesës qendrore të Bullgarisë Veriore - Gabrovo, Ruse dhe Tërnovo, gati 30% e të punësuarve janë me arsim të lartë, në Varna – rreth 1/4. Ky është një parakusht për zhvillimin e një ekonomie të bazuar në shërbime, veçanërisht në fushën e teknologjisë së lartë.

Analizatorët nga Instituti për Ekonominë e Tregut konstatojnë se ka mospërputhje midis asaj që ofrohet në shkollë dhe arsimit profesional për nevojat në tregun e punës.

Në rajonin më të varfër Veri-Perëndimor Vraca dallohet për nga shumica e treguesve më aktivë, por kjo është për shkak të centralit atomik “Kozloduj” që gjendet në afërsi. Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit atje janë zhvilluar mirë vitet e fundit.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD
Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD