Bullgaria lëshon 157 000 euro për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës së bullgarëve në Moldavi. Në vitin 2021 qeveria bullgare ka ndërmend të financojë 10 projekte në kuadrin e programeve: “Gjuhë dhe kulturë amtare jashtë kufirit” dhe “Bashkëpunim për zhvillim”. Projektet do të realizohen në rajonet Taraklija, Kishinau dhe Gagauzia, transmetoi BTA.
Mbështetja financiare prej 7600 euro do t'i jepet Shtëpisë së Kreativitetit të Fëmijëve në Taraklia. Universiteti Shtetëror i Taraklisë "Grigorij Cambllak" me 10 600 euro do të krijojë një sallë konferencash multimediatike.
Në Tvardica do të blejnë pajisje akustike për Pallatin e Kulturës për 8800 euro, dhe në fshatin Parkani për pajisje të tilla janë të ndarë 23 000 euro.
23 500 euro janë të caktuara për orenditë shkollore të Gjimnazit “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” në fshatin Gorna Albota.
15 000 euro parashikohen për krijimin e librave shkollorë për mësuesit e gjuhës bullgare në Moldavi.
Në Gagauzia, projektet do të zbatohen në qytetin Çadar-Lunga për liceun “M. Guboglo” për 14 000 euro dhe në fshatin Buxhak caktohen 4500 euro për pajisjet e shesheve të lojërave në kopsht.
25 000 euro do të harxhohen për ndërtimin e qosheve të historisë dhe kulturës bullgare në shtatë shkolla të republikës dhe 25 000 euro për pajisjen e 20 kabineteve me sisteme moderne multimediale në Liceun Bullgar "Vasill Levski" në Kishinau.
Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..
"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..
Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..