Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arrestuan trafikantë heroine të destinuar për SHBA-në

Foto: BGNES

Një grup kriminal ndërkombëtar për trafik heroine është shpartalluar në Bullgari. Kjo është rasti i parë i një kanali trafikimi që ka dërguar heroinë direkt në Shtetet e Bashkuara, njoftoi shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar Ljubomir Janev.

Aksioni është me kërkesë të palës amerikane, njoftoi BTA. Në të kanë marrë pjesë gjithashtu punonjës të Agjencisë Amerikane të Luftimit të Drogës - DEA. Janë arrestuar gjashtë veta, ndër të cilët ka tre bullgarë. Lideri i tyre ka qenë një shtetas serb.

Heroina e kapur është rreth 20 kg dhe është pjesë e një dërgese më të madhe. Droga është ruajtur në Sofje. Është importuar nga Turqia dhe duhej të kalonte përmes Evropës Perëndimore që të arrijë në Shtetet e Bashkuara.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD