Një grup kriminal ndërkombëtar për trafik heroine është shpartalluar në Bullgari. Kjo është rasti i parë i një kanali trafikimi që ka dërguar heroinë direkt në Shtetet e Bashkuara, njoftoi shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar Ljubomir Janev.
Aksioni është me kërkesë të palës amerikane, njoftoi BTA. Në të kanë marrë pjesë gjithashtu punonjës të Agjencisë Amerikane të Luftimit të Drogës - DEA. Janë arrestuar gjashtë veta, ndër të cilët ka tre bullgarë. Lideri i tyre ka qenë një shtetas serb.
Heroina e kapur është rreth 20 kg dhe është pjesë e një dërgese më të madhe. Droga është ruajtur në Sofje. Është importuar nga Turqia dhe duhej të kalonte përmes Evropës Perëndimore që të arrijë në Shtetet e Bashkuara.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..