Pasi Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova shpallën vendimin e vet që të kandidohen për mandat të dytë Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva kritikoi Radevin për mungesë dialogu me institucionet. Sipas saj vendimi i Radevit nuk do të ndikojë mbi zgjedhjet parlamentare gjatë prillit, por do ta angazhojë partinë në pushtet GERB për të dalë me kandidaturë të vet të fortë.
Zëvendësministri i Jashtëm Georg Georgiev shprehu befasimin e vet nga vendimi i Presidentit: “Mendoja se ai do të njohë gabimet që ka bërë për ndarjen e kombit dhe se do të deklarojë se nuk do të kandidojë për mandat të dytë.”
Kryetarja e Platformës civile “Ngruhi.BG” Maja Manollova njoftoi para BNR-së se do ta përkrahë kandidaturën e Rumen Radevit për mandat të dytë.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..