Kitarist dhe këngëtar me një stil origjinal, Nikola kurse kohët e fundit dhe grupi i tij Cool Den, janë mes dukurive më interesante nga vitet e fundit. I ardhur në kryeqytet për të mësuar në Universitetin e Sofjes, Nikola shumë shpejt grumbullon popullaritet mes publikut rinor. Tekstet e tij të pazakonshme dhe tekat e tij nganjëherë sinqerisht të çmendura e bën të kërkuar dhe të dashur mes interpretuesve të klubeve. Dihet se për shkaqe të ndryshme shumë nga lokalet me një muzikë të gjallë gjenden nën tokë. Prandaj dhe Nokola bën shaka se është pjesë e underground-it bullgar. Por, nëse vendosim të vëmë etiketa, duhet të pohojmë se ai bashkë me shumë krijues të tjerë të rinj dhe me vlerë me të vërtetë mundohen të jenë një alternativë e anës masive të lustruar të tregut në biznesin muzikor.
“Nëse ka shfaqje përpara dy vetave, ose përpara 20 000 vetave, muzikanti duhet të ekzekutojë muzikën e vet në të njëjtën mënyrë, për ndryshe ai nuk ka integritet - është i bindur muzikantit. Derisa për këtë që ne po e bëjmë, unë dhe kolegët e mi, kjo mund të ndiqet deri tek kromanjonët, të cilët, pasi kanë shkëputur dhe ndarë mishin dhe kanë ngrënë mamutin, ulen rreth zjarrit shpellor dhe u bien dhe u përplasin pemëve. Mbase tingëllon qesharake, por muzika gjithmonë duhet të jetë organike, natyrale. Më pëlqen të përdor metafora, sepse mendoj se humori është një mënyrë e mirë për të zbutur pak një situatë, pavarësisht sesa e rëndë është ajo. Metaforat e përfshira në këngë, i ndihmojnë njerëzit të përjetojnë problemin konkret në mënyrë të ndryshme, të mendohen se duhet bërë diçka që të ndryshohet ndonjë gjë ose të marrin më shumë gëzim. Për mua gjithmonë ka qenë e natyrshme që ndonjë temë sociale të verë në lëvizje energjinë time krijuese.
Grupin Nikola e mblodhi përpara rreth 3 vjetëve, kurse albumi i tyre debutues “1” u prezantua menjëherë pas bllokimit të parë. Cool Den interpreton këngë të tij origjinale, kurse aranzhimet janë të përbashkëta. Tekstet janë kryesisht në gjuhën bullgare por ka dhe në anglisht. Një përshtypje të veçantë bën The Man With the Lion’s Jump, kushtuar heroit tonë kombëtar Vasill Levski dhe sikurse posaçërisht është shkruar në këtë gjuhë, që të tregojë përpara një rrethi më të gjerë njerëzish për vetëmohimin dhe heroizmin e “njeriut me kërcim si luan”. Krahas me temat e mprehta sociale dhe temat e tjera politike, Nikola përdor melodi ose formula gojore, të cilat janë imponuar në hapësirën e gjerë me shenjën e “konsumit masiv muzikor”.
“Disa tema janë tepër serioze, të tjera duhet t’i dëfrejnë njerëzit, t’i detyrojnë të qeshin, të vallëzojnë - tregon ai. Është shumë e rëndësishme që gjithmonë të punosh me stil. Mund të thuash diçka në mënyrë brutale, cinike, por mund ta thuash dhe në mënyrë të tërthortë që e bën shumë më të vlefshme. Është interesante se adhuruesit e Cool Den janë në diapazonin nga 5 deri më 65 vjeç. Nuk e di sesi bëhet kjo por duket se secili zbulon nga ndonjë gjë për veten e vet dhe kjo na gëzon shumë”.
Nikola ka lindur në qytetin Shumen, ku janë dhe provat e tij të para dhe sukseset e tij të para. Aty ai njihet me Javor Cvetanovin, bateristi i parë i grupit. Në jetën time kështu kanë rrjedhur rrethanat se çdo gjë është një lidhje me njerëzit. Një miqësi të çon deri tek miqësi të tjera. Çdo gjë është miqësi dhe marrëdhënie të përbashkëta të ngrohta.Kjo asnjëherë nuk duhet të humbasë.”
Aktualisht djemtë nga Cool Den po përgatisin albumin e vet të dytë. Paralelisht po punojnë mbi videot ndaj këngëve nga albumi i parë. U janë shumë mirënjohës "Music Author" për subvencionin të cilin e kanë marrë për nxjerrjen e “1”. Shpresojnë të gjejnë mjete dhe përprojektin e tyre të ardhshëm. Sipas Nikolës, rruga për një të ardhme më të qartë për muzikantët e rinj nga gjinia është bashkimi:
“Do të doja shumë që të kemi një komunitet më të fortë. Nuk flas për ata të cilët vetëm mendojnë se krijojnë muzikë dhe punojnë me njerëzit, të cilët mbajnë monopolin e këtij tregu. Po flas për muzikantët e vërtetë, të cilët nuk mundin pa artin, pavarësisht nga vështirësitë. Duhet të përkrahim njëri-tjetrin për t’u rezistuar fenomeneve poshtëruese, të cilat na vërshojnë që kudo”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..