Sot, më 30 janar, niset ekspedita e 29 bullgare për në Antarktidë. Për shkak të pandemisë përbërja e saj është e kufizuar deri më 6 veta të nevojshëm për mirëmbajtjen e bazës “Shën Klementi i Ohrit” në ishullin Livingston.
Pa banues atje baza nuk mund t’i rezistojë klimës arktike.
Ne ekspeditë marrin pjesë Jordan Todorov - komandant i bazës, dr. Atanas Pelltekov - mjek, Petër Sapunxhiev dhe Emill Ivanov - inxhinierë, Nikollaj Nikollov dhe Kamen Nedkov - logjistikë.
Në qytetin kilian të Punta Arenas, ata do të futen në karantinë për 14 ditë. Që pas kësaj do të nisen me anijen spanjolle Esperides.
Për herë të parë që prej 29 vjetësh, udhëheqësi i ekspeditave prof. Hristo Pimpirev nuk do të shkojë në Antarktidë, sepse para pak kohe ai ishte i sëmurë nga koronavirusi.Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës..