Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e Pashkëve mund të vështirësojë votimin e bullgarëve jashtë shtetit

Ekaterina Zaharieva
Foto: BGNES

Ministria e Punëve të Jashtme bën çmos që të sigurojë seksione të mjaftueshme për votimin e bullgarëve jashtë shtetit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mirëpo, data e tyre është 4 prilli dhe ajo koincidon me Pashkët e protestantëve, ndërsa shtetet evropiane mund të vendosin ndalime udhëtimi në regjionet e veçanta për festën. Këtë e tha në një intervistë për bTV Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Jashtme Ekaterina Zahariev. Ajo shprehu shqetësimin se kjo do të pengojë disa votues bullgarë jashtë vendit që të arrijnë në qendrat e votimit.

Gjatë diskutimit të zgjedhjeve nga Presidenti Rumen Radev me përfaqësuesit e komuniteteve bullgare jashtë vendit, nuk është kërkuar mendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për caktimin e datës, tha Zaharieva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhjetëra dhuruan gjak në Sofje për viktimat e tragjedisë në Koçani

Thirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në..

botuar më 25-03-17 5.49.MD

Shteti do të përpiqet të rregullojë çmimet e 22 mallrave ushqimore

Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..

botuar më 25-03-17 5.43.MD

Shpallim ditën e martë ditë zie kombëtare për viktimat në Maqedoninë e Veriut

E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...

botuar më 25-03-17 2.03.MD