Tepër e rëndësishme është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të flasin në një gjuhë normale dhe të shkëmbejnë mendime, sepse në muajt e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve u tensionuan dhe filloi të formohet imazhi i armikut nga të dy palët. Këtë e tha për BNR Dimitar Beçev, drejtor i Institutit për Politikat Evropiane lidhur me diskutimin e sotëm ndërkombëtar në internet “Identiteti dhe interpretimet. Çfarë është e arritshme në dialogun midis Sofjes dhe Shkupit”.
Sipas Beçevit problemi kryesor është se në fokusin e marrëdhënieve dypalëshe u vunë çështjet e historisë dhe identitetit. “Në se presim që nesër maqedonasit të thonë “Ne jemi bullgarë”, kjo nuk ka sesi të ndodhë. Në se qëllimi është të ketë më shumë dialog, më shumë shkëmbim ekonomik dhe lidhje infrastrukturore, kjo është një fushë më të gjerë për veprim”, theksoi Beçevi.
Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..