Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva: Janë të domosdoshme masa më të rrepta kundër dhunës në shtëpi

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva
Foto: ombudsman.bg

Ka nevojë për heqjen e kërkesës për dhunë sistematike në shtëpi, që të ndëshkohen fajtorët. Aktualisht kërkesa është për të paktën 3 raste, që të ketë ndëshkim. Këtë e tha Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva në një debat të organizuar nga ajo kushtuar projektligjit për mbrojtje nga dhuna në shtëpi.

Në Bullgari nuk ka statistikë zyrtare për viktimat e dhunës në shtëpi, por sipas të dhënave të organizatave joqeveritare gjatë vitit 2020 gratë e vrara nga partnerët e tyre janë 15, ndërsa në njoftimet e mediave përmenden të paktën akoma pesë raste të tilla.

Problemi lidhur me dhunën në shtëpi është thelluar edhe më shumë gjatë pandemisë. Kovaçeva vuri në dukje se viktimat e dhunës në shtëpi duhet të marrin jo vetëm mbrojtje, por edhe përkrahje për përballimin e pasojave negative.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD

Ditë zie kombëtare në Bullgari, në kujtim të viktimave të Koçanit

18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..

botuar më 25-03-18 9.11.PD

Parashikimi i motit për 18 marsin

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..

botuar më 25-03-17 7.30.MD