Mbi 14 000 doza të vaksinave Pfizer janë shpërndarë në Bullgari. 83 mijë doza të tjera nga i njëjti prodhues priten në shkurt dhe në mars – gjithsej 104 mijë, ndërsa për muajin mars shuma nuk është e caktuar përfundimisht . Këtë e tha para gazetarëve drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov. Në fund të javës priten 3600 doza Moderna, njoftoi reporterja jonë Poli Naçeva.
Nëse Komisioni Evropian jep lejë për vaksinën AstraZeneca ne do të presim një dërgesë prej saj në shkurt. "Për momentin nuk ka asnjë informacion përfundimtar nga AstraZeneca dhe KE, prandaj jemi duke punuar mbi disa skenarë, kështu që nëse ka një vonesë të mund të përgjigjet," tha Kirillov. Sipas tij mund të ketë një vaksinë të katërt të autorizuar, e cila do të jetë në gjendje të përshpejtojë procesin e vaksinimit.Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..