Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 4 prill do të jenë më të ndryshme se sa votimet e deritanishme. Shkaku është se ato do të mbahen në kushtet e pandemisë. Asnjë institucion ose qeveri as në Evropë as në botë nuk është në gjendje të parashikojë çfarë do të jetë situata epidemiologjike pas tre muajve, gjë që shtron dhe një sërë pikëpyetjesh për mënyrën e zhvillimit të fushatës parazgjedhore. Megjithëse masat kufizuese janë të justifikuara nga pikëpamja e presionit mbi sistemin shëndetësor, situata e paparashikueshme lidhur me pandeminë fillon t’u sjell disa negativa pushtetarëve:
“Ka një tension i madh grumbulluar kundër pushtetarëve – komentoi para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) sociologu Koljo Kolev. – Sipas sondazheve sociologjike 19 për qind dëshirojnë që GERB të jetë në pushtet, ndërsa 52 për qind këmbëngulin për qeverisje pa GERB. Nëse përkrahësit e partisë GERB do të konsolidohen dhe do të arrijnë ta bëjnë GERB-in forcën dominuese politike, kjo do të bëhet shkak që ata që nuk votuan të ngrihen. Ky është momenti psikologjik në ato zgjedhje.”
Pjesa jo e vogël e zgjedhësve do të kërkojnë alternativë te disa nga formacionet jashtparlamentare politike.
“Ekziston erozion i madh i besimit në elitën politike dhe e gjithë kjo provokon kërkimin e alternativave jashtë partisë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare – shton sociologu. – Vetëm Lëvizja për të Drejta dhe Liri është në një gjendje relativisht të mirë politike. Duket i vështirë edhe formimi i koalicionit të qëndrueshëm.”
Nga ana tjetër në mënyrë që të motivohen të votojnë qytetarët duhet të marrin garanci për drejtësinë e votës dhe numërimit të saj. Të gjithë liderët e formacioneve jashtëparlamentare politike, që morën pjesë në konsultimet te presidenti ishin kategorik, se shëndeti i njerëzve dhe transparenca e votës janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Disa prej propozimeve të tyre përfshijnë vëzhgim video të procesit elektoral dhe të komisioneve zgjedhore nën egjidën e presidentit, të drejtën e numërimit paralel të votave. Përfaqësuesit e komunitetit bullgar jashtë shtetit gjithashtu paraqitën propozimet e tyre që do të ndihmonin pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin zgjedhor. Ata insistojnë për ndryshime në Kodin Zgjedhor për të lejuar të ashtuquajturën votim të hapur. Bashkatdhetarët mendojnë, se në këtë mënyrë mashtrimi zgjedhor do të ndalet, pasi zgjedhësi do të ketë mundësinë të kontrollojë se si është numëruar vota e tij. Votimi i hapur lejon gjithashtu që votuesi të tërheqë mbështetjen e tij për kandidatin përkatës nëse ai është i zhgënjyer me punën e tij. Aplikimi i votimit të hapur do të zvogëlojë gjithashtu koston e procesit zgjedhor, pasi do të zvogëlojë nevojën për mbrojtës dhe numërues.
Sipas Zëvendës Ministrit të Punëve të Jashtme Georg Georgiev votimi përtej kufirit do të jetë një sfidë e vërtetë si për shkak të masave të rrepta antiepidemike, ashtu edhe për shkak të Pashkës së Madhe, të cilën katolikët dhe protestantët do të festojnë më 4 prill.
“Tashmë kemi datë të caktuar gjë e cila na lejoi të koordinohemi me misionet tona diplomatike dhe të kërkojmë leje nga shtetet pritëse për të hapur seksione në përfaqësitë tona dhe jashtë tyre – komentoi zëvendës ministri. – Nga përvoja e shteteve të tjera, të cilën e studiuam, dimë se disa morën leje të tilla vetëm ditë të numëruara para datës së votimit. Nuk duhet të harrojmë se pas lejes eventuale do të pësojë mobilizim të infrastrukturës, nëpunësve, sigurim teknik dhe shëndetësor të punëtorëve në seksionet.”
Gerogievi ishte kategorik se seksione do të hapen në të gjitha shtetet, me të cilat Bullgaria mban marrëdhënie diplomatike. Me prioritet do të jenë ata ku ka komunitete më të mëdha bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESDeputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..