Më 19 janar të vitit 1871 në fshatin Smilevo rajoni i Manastirit lindi Damjan Gruev, i cili mbeti në historinë bullgare si Dame. Ai mësoi në Gjimnazin Bullgar në Selanik por për shkak të një trazire të nxënësve u përjashtua nga shkolla. Shoqëria Kulturore Serbe "Shën Sava" e përcolli atë në Beograd për të studiuar në “Shkollën e Madhe”. Aty ai shprehu pakënaqësinë e tij me imponimin e propagandës serbe mbi të rinjtë bullgarë, gjë për të cilën u dëbua. Në vitin 1889 në Sofje u regjistrua për të mësuar në specialitetin “Histori” në Shkollën e porsakrijuar të Lartë. Aty ai u njoh me idetë e Apostullit të Lirisë Vasill Levski dhe të poetit revolucionar Hristo Botev. Lexoi “Shënime mbi kryengritjet bullgare” të Zahari Stojanovit dhe mirëpriti idenë për çlirimin e Maqedonisë nëpërmjet krijimit të një organizate revolucionare dhe një rrjeti të komiteteve.
Në vitin 1891 u nis për në Maqedoni, ku ishte një nga organizatorët e Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, të cilat më vonë u quajtën Organizata e Fshehtë Revolucionare e Maqedonase dhe Edrenesë - VMORO. Si inspektor i shkollave bullgare në rajonin e Selanikut ndërmori një sërë turnesh për të zgjeruar rrjetin e organizatës, u arrestua nga pushteti osman dhe kaloi më se 2 vjet në burg dhe në internim.
Dame Gruev ishte ndër organizatorët e Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903. Ai ishte kryetar i Kongresit Smilev në shtëpinë e tij të lindjes, ku u miratua plani i kryengritjes. Pas disfatës, ai nuk u fsheh në Bullgari, por mbeti në Maqedoni për të rivendosur VMORO dhe për të luftuar kundër propagandës së armatosur të Serbisë dhe Greqisë. Në vitin 1904 pas tradhtisë Dame Gruev u plagos dhe u mor rob lufte nga vojvoda serb Micko Krëstev. Mirëpo, VMORO arriti ta çlirojë.
Dame Gruev u nda nga jeta më 23 dhjetor të vitit 1906 në malin Malleshevska duke udhëtuar për në Bullgari. Duke kaluar përmes fshatit Rusinovo ai hyri në pritë. Në një shkëmbim zjarri ai u plagos dhe iku me dy shokë te maja Petleç ku u zu në pritë dhe vdiq. Prof. Ljubomir Miletiç shkroi për vdekjen e tij tragjike: "E gjithë Bullgaria pastaj ndjeu goditjen e shkaktuar asaj, atëherë u bë e qartë se sa ishte i respektuar dhe i vlerësuar Gruevi si një apostull i vërtetë i lirisë ...
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkiv personal
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..