Këtë ditë në vitin 1856 në qytetin Panagjurishte (Bullgari Qendrore) ka lindur Rajna Popgeorgieva. Ajo është e njohur në historinë bullgare si Rajna Knjaginja /Princesha Rajna/ – mësuesja dhe mamia bullgare, e cila qepi flamurin kryesor të Rrethit Revolucionar të Panagjurishtes të Kryengritjes së Prillit dhe e valëviti krahas Georgi Benkovskit.
Revolucionari e porositi atë të bënte një flamur me mbishkrimin "Liri a Vdekje" kur ajo ishte 20 vjeç. Pas Kryengritjes së Prillit Rajna Knjaginja u kap nga turqit dhe iu nënshtrua vuajtjeve të rënda, por pas ndërhyrjes së diplomatëve evropianë, ajo u la e lirë dhe u dërgua për të studiuar mjekësi në Moskë.
Rajna Knjaginja ka pesë djem, katër prej të cilëve u bënë oficerë në Ushtrinë Bullgare.Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..
Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..