Mbi 963 mln. euro është buxheti i planifikuar i Sofjes për vitin 2021, bëri të ditur Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Prioritetet kryesore janë remonti dhe ndërtimi i arterieve rrugore, kanalizimi, sigurimi i vendeve për fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve, përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe i pastërtisë së qytetit. Investimet e kapitalit do të jenë për rreth 260 mln. euro.
Nga të ardhurat e veta bashkia do të sigurojë 394 mln. euro. Nga shteti do të sigurohen në kuadrin e programeve të ndryshme akoma 354 mln. euro. Mjetet falas të tërhequra nga programe të ndryshme evropiane janë për mbi 151 mln. euro. Paratë e tjera janë nga teprica e buxhetit të mëparshëm.Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..
Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe me rritjen e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër,..