Në një fjalim të posaçëm ndaj bullgarëve Presidenti Rumen Radev shpalli se cakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare për datën 4 prill 2021, një javë pas datës së parë të mundshme pas skadimit të mandatit të Parlamentit, nënvizoi Kreu i Shtetit. Presidenti i falënderoi të gjithë, të cilët i janë përgjigjur ftesës për konsultime për masat e domosdoshme gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme.
“U theksua domosdoshmëria për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Po pres që ligjvënësi të shqyrtojë dhe të votojë gjithashtu propozime të tjera jo më pak të rëndësishme, si votimi me anë të postës i bullgarëve jashtë shtetit, të cilët në një sërë shtetesh do të hasen me vështirësi serioze, madje mund të mos kenë mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votimit; video-monitorimi në seksionet e zgjedhjeve dhe transmetimi i procesit të numërimit të fletëvotimeve dhe formimit të protokolleve zgjedhore; si dhe sigurimi i aksesit tek mediat i të gjitha palave që marrin pjesë në fushatën paraelektorale; heqja e numërimit me dorë të votave me makina”, tha Kreu i Shtetit.
“Ka konsensus se organet përgjegjëse duhet të shpallin sa më herët masa të qarta shëndetësore, të cilat kanë një rëndësi të madhe për fushatën paraelektorale, për tërheqjen e anëtarëve në komisionet zgjedhore dhe për aktivitetin zgjedhor”, deklaroi gjithashtu Radev. Kreu i Shtetit shtoi se po pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i aktualizojë listat elektorale.Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..