Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cili është “mallkimi” i djathit të bardhë?

Receta për lumturi nga tavolina virtuale e Milena Dimitrovës

Milena Dimitrova është një gazetare bullgare, udhëtare dhe kuzhiniere, por për më tepër një personalitet simpatik. Është mbajtëse e çmimeve “Shekulli i artë” për një kontribut ndaj kulturës bullgare dhe e “Pendës së Artë” të Lidhjes  së Gazetarëve Bullgarë, si dhe e dekoratës ndërkombëtare të mediave SEEMO dhe dr. Erhard Busek “Për një mirëkuptim më të mirë në Evropën Juglindore”. Ajo ka specializuar në Universitetin në qytetin Kolumbia, në shtetin amerikan Misuri. Është autore e 12 librave, më i riu nga të cilët titullohet “Mallkimi i djathit të bardhë”.

“Kam shkruar gjëra serioze, kurse ky libër është një fryt i pandemisë”, në kohën e së cilës përveç se të grindesh me bashkëshortin , mund t’i përkushtohesh dhe diçkaje tjetër, si për shembull shkrimit” - tregon Milena Dimitrova përpara Radio Bullgarisë.

Ajo e përcakton librin e saj si “jo shumë serioz, të lehtë, por gjithsesi “të shijshëm”, një libër për “gjërat krejtësisht të zakonshme në jetë” dhe “pa asnjë lloje pretendimesh”. Sipas fjalëve të saj ky libër nuk është një “libër klasik gatimi, pavarësisht se në të ka receta dhe kalon përmes të gjithë botës” ku autorja ka pasur mundësi të shkojë. Me një ndjenjë humori dhe në mënyrë tërheqëse ajo sikurse jep receta për lumturi - bukur dhe me shumë nuanca dhe ngjyra nga tavolina e vet virtuale. Dhe tregon për djathin, pa të cilin bullgari nuk mundet.

“Që të gjithë e dimë se nga buka asnjë nuk është më i madh, por ka disa thënie dhe proverba kubane, të cilat thonë se djathi - si vera dhe shokët, duhet të jetë i vjetër. Ta hash është fat, vënë në dukje hebrenjtë, sepse, në qoftë se nuk ke fat, me djathin mund të nxjerrësh dhe të thyhesh dhëmb. Italianët i ruajnë pitet me parmezan në trezorët e bankave. Kurse në Ballkan sikur kudo kundërmon era e baxhos, e djathit të bardhë dhe aroma e tij, e stallës, e një deleje, e diçkaje vendase. Dhe këto janë gjithë shembuj kureshtarë dhe gjykime interesante nga “Mallkimi i djathit të bardhë”. Ne "jemi të mallkuar" që të mos të ulemi pa të në tavolinë. Kam një teori, se djathi është një vazhdim i qumështit të nënës, me të cilin ne bullgarët jemi mësuar dhe jemi shkrirë. Djathi është diçka si kërthiza jonë ose lidhja me natyrën tonë ballkanike”. Nuk do të fsheh zhgënjimin tim se Bashkimi Evropian sikurse dallon vetëm djathin feta /djathin e bardh grek/, por jo dhe detajet e djathit tonë prej deleje, të freskët, të vjetruar ose jeshil.“  Duke shkruar “Mallkimin e djathit të bardhë”, Milena Dimitrova thotë se i ka vënë vetes detyrën të tregojë dhe se çfarë krenarie provon njeriu nga kjo që të mund të jetë në kuzhinën e vet aromatike, të transmetojë dashuri nga brenda, ta përziejë këtë dashuri, të fantazojë, pa gabime, që të mund të ketë rezultate të mira në tavolinë. “Sepse, në fund të fundit ka diçka si ana praktike në jetën tonë, dhe jo vetëm paracaktim” - sqaron Milena.

“Djathi për mua është një sinonim i dyanshmërisë, i një gjëje të pashprehur deri në fund, i diçkaje, pa të cilën ne nuk mundim, por nuk duam që ta pohojmë. Nga ana tjetër, ajo është shumë më e fortë se ne. Ajo është brenda tek ne, në gjakun tonë dhe është shumë më e përjetshme nga njeriu.”

Ushqimi nuk shteron gjithçka, por, ai komandon organizmin, trurin, botëkuptimin, pohon akoma Milena Dimitrova. Ja përse  në librin e saj ajo përshkruan dhe sesi njerëzimi ka arritur deri tek ideja për mëngjesin, për djathin, çokollatën, arganin dhe gjellën me rrush. Shkruan dhe për recetat e pa treguara dhe të pandara, si dhe për recetat e nënës së saj - Bozhana Dimitrova, një gazetare shumëvjeçare në Radion Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: аrkiv personal /Milena Dimitrova/




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD