Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Situata në Bullgari në lidhje me Covid-19 po përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme

Gjithnjë e më shumë mjekë kanë dëshirë të vaksinohen

Foto: BGNES

Masat kundra epidemike kanë sjellë rezultate jashtëzakonisht të mira, shpalli në brifingun e sotëm ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov.Në 15 rrethe të vendit sëmundshmëria është ulur në 150 veta nga 100 mijë, derisa numri i të shëruarve është tre herë më i madh nga ky i të infektuarve. Po vihet re dhe një besim i rritur ndaj vaksinave nga ana e mjekëve.


Bullgaria renditet në vendin e 27 në Bashkimin Evropian për nga numri i të sëmurëve nga koronavirusi dhe në vendin e 9 për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev. Sa i përket testimit të njerëzve, kemi treguesit mesatarë për kontinentin.

Sipas kryetarit të Shtabit Operativ Kombëtar  gjenerali Vencisllav Mutafçijski ka një shtim të qytetarëve të cilët kanë dëshirë që të imunizohen.Deri në këtë moment janë vaksinuar 17 mijë veta. Po vazhdon dhe tendenca për pakësimin e numrit të të sëmurëve me Covid-19 nëpër spitale, tha akoma ai. 32% nga shtretërit për pacientë pa ndërlikime janë të zëna dhe 44% për njerëzit në repartet intensive.


“Kemi vaksina të mjaftueshme për të gjithë qytetarët bullgarë”, komentoi ministri i shëndetësisë pohimet e politikanëve, se vaksinat nuk arrijnë.Ai theksoi se çështja me pandeminë dhe imunizimin kundra koronavirusit  nuk duhet të politizohet. Sa i përket idesë që anëtarët e komisioneve zgjedhore të vaksinohet, profesori Kostadin Angjellov rikujtoi se ky është një akt vullnetar  dhe shtoi se përpjekjet duhet t’u drejtohen anëtarëve të seksioneve mobile, të cilët do të hyjnë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit nën karantinë.


Etapa e dytë e imunizimit do të fillojë gjatë ditës së hënë, tha akoma ministri. Që nga java tjetër do të rivendoset pjesërisht arsimi praktik i nxënësve dhe i studentëve.Parashikohet po kështu rivendosje e pranimit të planifikuar dhe e operacioneve të planifikuara nëpër spitale.Këta pacientë do të pranohen me një test negativ antigjeni, i cili do të bëhet falas në spitalin përkatës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES. BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..

botuar më 25-04-16 4.01.MD

Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT

Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..

botuar më 25-04-16 12.08.MD

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD