Tenistja më e mirë bullgare Cvetana Pironkova kapërceu kualifikimet e Australian Open, të cilat u zhvendosën në Dubai për shkak të pandemisë së koronavirusit. Bullgarja e cila ishte me numër 21, mundi e 14-të Margarita Gasparjan (Rusi) me 6:3, 7:5 dhe fitoi vend në skemën kryesor të turneut të parë të vitit Grand Slam (Helmeta e Madhe) në Melburn muajin tjetër.
Me këtë sukses të vet bullarja 33 vjeçe i siguroi vetes 40 pika për ranglistën botërore në t cilën radhiten në vendin e 136.
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..
Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..