Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aviacioni luftarak kërkoi më shumë orë stërvitje ajrore

Foto: BGNES

Komandanti i bazës ajrore Graf Ignatievo, gjeneral brigade Nikollaj Rusev, kërkoi aeroplanë punues MiG-29 dhe më shumë orë në ajër për pilotët. Sipas gjeneralit, orët e pakta në ajër “dëmtojnë stërvitjen luftarake të pilotëve”. Arsyeja për këtë është numri i pamjaftueshëm i avionëve të dobishëm në shërbim dhe sigurimi i kufizuar i resurseve.

Nga baza Graf Ignatievo realizohet e ashtuquajtura mbrojtja e hapësirës ajrore të Bullgarisë dhe NATO-së. Këtu do të dislokohen edhe 8 avionët e rinj F-16.

Qeveria tashmë shpalli qëndrimin e saj për modernizimin e infrastrukturës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD

Parlamenti e hodhi poshtë projekt-kabinetin e GERB-SDS

Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138 deputetë votuan “kundër”, dy abstenuan. Kujtojmë se Zheljazkov, që përfaqëson forcën e parë politike në..

botuar më 24-07-03 5.16.MD