“Pritjet tona janë që vendi ynë të aderohet me eurozonën gjatë vitit 2024”. Këtë e deklaroi Ministri i Financave Kirill Ananiev gjatë forumit vjetor online të Euromoney për Evropën Qendrore dhe Lindore, bëri të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Financave.
Ananiev ka shënuar se për anëtarësimin tonë të suksesshëm në eurozonë ka nevojë gjithashtu për një përgatitje të mirë të biznesit dhe të shoqërisë për kalimin e shpejtë dhe pa probleme drejt pagimit me euro.
Ministri njoftoi se është në proces përgatitjeje një Plan Kombëtar për aplikimin e euros në Bullgari, në të cilin do të përshkruhen me detaje veprimtaritë të cilat duhet të ndërmerren nga autoritetet bullgare dhe biznesi për aplikimin e suksesshëm të valutës unike evropiane në vend.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..