Boksieri profesional bullgar në kategorinë gjysmë të rëndë Tervell Pulev bëri të ditur se kthehet në ring, duke marrë pjesë në një ndeshje kundër boksierit nga Namibia Vikapita Meroro. Dyluftimi prej 10 raundesh do të mbahet më 29 janar në Tanzani.
Namibiani 35 vjeçar ka 29 fitore dhe 9 humbje në 38 ndeshje si profesionist, ndërsa boksieri bullgar 38 vjeçar Tervell, i cili është vëlla i Kubrat Pulevit, ka 15 fitore në 15 ndeshje në ringun profesional.
Ndeshja e tij e fundit ishte gjatë dhjetorit 2019 në Plovdiv, kur fitoi Titullin Interkontinental në kategorinë gjysmë të rëndë të Asociacionit Botëror të Boksit (WBA).Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...