Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një forum karriere online në Bullgari i disponueshëm për punëkërkuesit nga jashtë

Foto: ec.europa.eu

“Karrierë në Bullgari” është një ngjarje online, e cila ndërmjetëson në kontaktin midis atyre të cilët kërkojnë punë dhe punëdhënësit nga sektorët e ndryshëm. Forumi është njëditor dhe zhvillohet në platformën e Komisionit Evropian “Ditë Evropiane të Punës”, kurse informacioni është në gjuhën bullgare dhe angleze. Një novitet është se në të mund të përfshihen si bullgarë, kështu dhe të huaj, të cilët interesohen prej mundësive dhe kushteve  të legjislacionit të punës në Bullgari.

Fillimi i iniciativës online është më 12 janar nga ora 11.00 kohë lokale bullgare (10.00 kohë qendrore evropiane) dhe përfundon në orën 17.00 kohë bullgare (16.00 kohë evropianе qendrore). Një referencë në platformë tregon se deri tani janë njoftuar mbi 1190 vende reale pune, me kërkesë mbizotëruese për personel mjekësor, si dhe ata me specialitete inxhinierie, teknike dhe IT.Shumica e vendeve të lira të punës janë në fushën e fabrikave të përpunimit të metaleve, riparimit të makinave, qepjes dhe në fabrikat e konservimit.Puna e ofruar është me orar të plotë të punës, por kërkesa për kohëzgjatjen e shërbimit, përvojën dhe moshën e kandidatëve për punë nuk tregohet."Bashkohuni tani për t'i realizuar ëndrrat tuaja në Bullgari!" - thërrasin organizatorët e pjesëmarrjes bullgare në forumin e karrierës.Për Bullgarinë organizatorë janë Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale dhe Agjencia e Punësimit. Regjistrimi për personat të cilët kërkojnë punë dhe për punëdhënësit, filloi akoma që nga data 23 dhjetor 2020 në faqen e ngjarjes, ku ata mund të përfshihen në të dhe në ditën e zhvillimit nga çdo një kompjuter ose pajisje mobile me lidhje interneti.  

Platforma u jep mundësi punëdhënësve nga Bullgaria në një kohë reale të prezantojnë veprimtarinë e vet dhe pozitat e veta të lira, për të cilat do të punësojnë njerëz. Në kuadrin e forumit ata mund të këmbejnë kontakte dhe të zhvillojnë intervistë për punë me kandidatët. Prioritet për ata të cilët kërkojnë punë është se mund në një vend dhe në një kohë reale të aplikojnë dhe të njihen drejtpërdrejt me kushtet e propozuara nga punëdhënësi. Përveç vlerës ndërmjetëse, platforma ka dhe një vlerë informative, meqenëse nëpunës të Ministrisë së Punës do të sqarojnë mundësitë për nisjen ose vazhdimin e realizimit profesional në Bullgari, legjislacionin e punës dhe atë social në vend. Do të japin një informacion të dobishëm sa u përket mënyrave për gërshetimin e jetës personale dhe profesionale, për programet për stazh dhe për rritjen e kualifikimit profesional, si dhe të dhëna për kushtet e jetës dhe të punës në vendin tonë, përfshi këtu dhe pagën mesatare nëpër sektorë të ndryshëm, vlerën mesatare të qirave dhe çmimin e shitjes së banesave, taksat për çerdhet dhe kopshtet e kështu me radhë.

Deri në këtë moment kërkesa për të marrë pjesë në “Ditët Evropiane të Punës” kanë deklaruar 4636 firma, mes të cilave ka dhe kompani nga Belgjika, Austria, Gjermania, Çekia, Danimarka, Kroacia e të tjera.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

11 universitete nga 9 shtete marrin pjesë në Konferencën “Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..

botuar më 24-09-19 10.02.PD

"Për" ose "kundër" celularëve - një çështje e hapur në shkollën bullgare

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..

botuar më 24-09-19 6.10.PD

"Rregullat e lojës" të energjisë së gjelbër në planin e BE-së të Mario Draghit

Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..

botuar më 24-09-18 2.16.MD