Në Bullgari po prodhohen perime gjithnjë e më të pakta, por gjithnjë e më të shtrenjta, tregon një analizë e Qendrës për studime ekonomike pranë Akademisë Bujqësore. Prodhimi i perimeve në vend gjatë vitit 2020 është pakësuar me 17% në krahasim me vitin 2019. Domatet janë mes kulturave të prekura më fortë. Në këtë degë pritet ulje deri më 30% mbi bazën vjetore. Në të njëjtën kohë çmimet e perimeve për një vit janë rritur me rreth 10%. Analiza e ekspertëve tregon se prodhimi i perimeve varet shumë nga subvencionet, transmetoi reporterja jonë Veselina Millanova.
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..