Pavarësisht se viti 2020 mbeti në histori përpara më pak se një jave, pasojat nga Covid-kriza do të ndikojnë mbi gjendjen psikike, emocionale dhe për më tepër financiare si të bullgarëve, kështu dhe të gjithë popujve të tjerë nëpër botë. Nuk duhet të harrojmë se me rënien e orës 12 më 31 dhjetor, koronavirusi mbeti mes nesh dhe pavarësisht nga vaksinimi i filluar, akoma është i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm. Një ngjarje tjetër, e cila do të reflektojë mbi çdo gjë, e cila na pret gjatë vitit të tanishëm, është shkëputja zyrtare e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Jo rastësisht, në intervistën e tij për programin Horizont të Radios Kombëtare Bullgare, ish ministri i financave Simeon Djankov prognozon se viti 2021 do të jetë viti i një pasigurie.
“E di shumë mirë se viti i kaluar qe një vit i vështirë dhe i rëndë për shumë biznese dhe sektorë dhe mbase njerëzit ndihen shumë të lodhur. Por, realisht muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë, sepse nga njëra anë ka vështirësi me shpërndarjen e vaksinës, kurse nga ana tjetër - investimet në Bullgari u ngushtuan me rreth 60% dhe nuk mendoj se ka mbetur ndonjë mbrojtës në biznes. Deri tani në sajë të tyre si dhe të politikës më të suksesshme të Bankës Popullore Bullgare nga pikëpamja e resurseve në sistemin bankar, pjesa më e madhe e falimentimeve u shmangën. Do të ketë akoma disa muaj të rëndë për të gjitha sektorët, sepse partnerët e mëdhenj tregtarë (në Gjermani, në Britaninë e Madhe dhe gjetkë) përsëri mbyllen njëri pas tjetrit.
Ministri i financave në kabinetin e parë të kryeministrit Bojko Borisov gjithsesi nuk i kurseu lavdërimet e tij për këtë se Bullgaria është vendi me një deficit më të ulët në Evropë, si dhe për masat e aplikuara të cilat kanë ruajtur vendet e punës në disa sektorë, por këshilloi qëparatë e ndara për këtë qëllim të mos të ndalohen, sepse gjendja e biznesit bullgar do të mbetet e rëndë deri në vjeshtë.
Ai është kategorik se qeveria e ardhshme që do të vijë do të drejtohet përpara domosdoshmërisë prej një aktualizimi të buxhetit akoma gjatë muajit prill ose maj.
“Shpresonim se kjo do të ishte e vlefshme vetëm për vitin e kaluar 2020, por e shikojmë se lufta me virusin po vazhdon. Aktualizimi gjatë muajve prill dhe maj do të drejtohet në politikat sektoriale. Pavarësisht se disa nga mekanizmat të deritanishme për ndihmë nga ana e shtetit, tanimë po punojnë.”
Sa për taksat, Djankovi është i bindur se do të duhet të zhvillohet një reformë serioze e taksave si dhe të ketë ndryshime:
“Në momentin, në të cilin do të ndryshojë politika e pensionimit, është i pashmangshëm dhe ndryshimi i taksave. Unë nuk besoj se qeveria e ardhshme do të fillojë pikërisht me një detyrë kaq të rëndë, por gjatë 2 vjetëve të ardhshme pres një ndryshimi serioz nga pikëpamja e taksave më të shumta e më të larta. Është e mundur që tatimi mbi vlerën e shtuar të ndryshojë dhe të rritet me 2-3%”.
Ky është një skenar krejtësisht i mundur, meqenëse të ardhurat nga TVSH-ja përbëjnë midis 60 dhe 65% nga të ardhurat e të gjitha taksave.
Pasojat nga Brekziti po kështu do të ushtrojnë ndikimin e vet. Bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Ishull janë rreth 300 000 veta. Simeon Djankov shprehu bindjen se një pjesë prej tyre do të kthehen përsëri tek ne, që në fillim mbase do të krijojë vështirësi si për buxhetin, kështu dhe në kërkimin e vendeve të reja të punës. Pavarësisht nga kjo ai është i bindur se me dijet dhe mjeshtëritë e tyre, ata të cilët janë kthyer shumë shpejt do të fillojnë të ndihmojnë ekonominë tonë dhe kjo do të ndihet shumë shpejt.
Përpiloi: Joan Kolev /në bazë të intervistës së Snezhana Ivanovës, programi Horizont, Radioja Kombëtare Bullgare/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..