Më 6 janar festohen 173 vjet nga lindja a Hristo Botevit. Poeti, publicisti dhe revolucionari i madh bullgar ka lindur në Kallofer (Bullgari Jugore) në vitin 1848 në familjen e një prej mësuesve të njohur të Rilindjes Botjo Petkov. Devotshmëria e tij patriotike për çlirimin e atdheut e ka dëbuar Botevin në emigracion përtej Perandorisë Osmane.
Gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 ai kryesoi çetën më të madhe të formuar në Rumani, e cila me anijen “Radecki” akustoi në bregun e lumit Danub, që të përkrahë bullgarët e rebeluar. Tri ditë më vonë Çeta e Botevit u shpartallua nga repartet e bashibozukëve, ndërsa Hristo Botev ra i vrarë afër majës Okollçica të malit Stara Pllanina. Heroizmi i tij kishte një jehonë të madhe në tërë Evropën, duke shkaktuar një valë të fuqishme solidariteti me popullin bullgar, që luftonte për lirinë e tij."Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..
Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..