Sot para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje u zhvillua bekimi tradicional i flamujve luftarakë bullgarë me rastin e Ditës së Bekimit të Ujit. Në ritual ishin të pranishëm Patriku Neofit, Presidenti dhe Kryekomandant Rumen Radev, shefi i mbrojtjes admirali Emill Eftimov, Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Për herë të parë një bekim i tillë i flamujve është shërbyer gjatë udhëheqjes së mbretit Simeon I gjatë vitit 917 para betejës me bizantinët tek lumi Ahelloj. Që nga atëherë kjo bëhet traditë para çdo një beteje të ushtrisë bullgare deri në rënien e Bullgarisë nën zgjedhën turke.
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata..