Hekurudhat Shtetërore Bullgare pritën vitin e ri me dy lokomotiva të reja me emra të udhëheqësve bullgarë Asparuh dhe Tervell. Këto janë lokomotivat e para të reja gjatë 30 viteve të fundit, transmetoi BNT.Ato janë krejtësisht të digjitalizuara me sisteme të sigurisë të brezit të fundit. Lokomotivat do të udhëtojnë në linjat nga Sofja deri në Varna dhe Burgas.
Hekurudhat Shtetërore Bullgare presin akoma 13 makina, të cilat do të mbërrijnë me etapa pas muajit shkurt.
Të gjitha ato do të jenë me emra të udhëheqësve bullgarë. Çdo makinë do të disponojë QR kod. Pas skanimit të tij me celularë pasagjerët do të mund të mësojnë fakte interesante historike për udhëheqësin përkatës bullgar.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..