Në vitin 2020 u certifikuan projekte me vlerë mbi 1 miliard leva, tha Ministri i Ekonomisë Laçezar Borisov gjatë një takimi pune me Kryeministrin Bojko Borisov, cituar nga BTA. Kjo, sipas Ministrit, është një rekord në tërheqjen e investimeve në një krizë. Ka gjithsej 34 projekte, 17 prej të cilave janë në prodhime dhe shërbime të teknologjisë së lartë, tha Laçezar Borisov. Falë tyre, janë krijuar 4500 vende të reja pune, që është pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2019.
Vazhdon promovimi i 23 projekteve ekzistuese, gjë që lejoi ruajtjen e 5134 vendeve të punës.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..