Gjatë vitit i cili kaloi nën shenjen e pandemisë së koronavirusit kishte bullgarë me suksese të mëdha për të cilët mund të lexoni në këtë botim.
Në mbrëmjen e ditës së shtunë më 22 gusht Canko Cankov del nga pishina e kompleksit “Flora” në qytetin Burgas si njeriu i parë në botë, i cili ka notuar më shpejt në vazhdim të 12 orëve në një pishinë 50 metrash. Ai e fillon maratonën e vet në orën 7 e 30 minuta dhe gjysmë ditë më vonë e ndalon numërimin elektronik në 50 kilometra e 600 metra. Kurse kur e hedh vështrimin drejt tablosë ndriçuese, e kupton se rekordi prej 41,2 kilometrash e sllovenit Martin Strell kurrë më nuk do të respektojë asnjë ëndërrues në not. Sipas rekorderit botëror nuk ka kufij para mundësive të njeriut. Më shumë për rekordin e kampionit mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Canko Cankov - rekordmeni botëror i notit me një shpirt të pathyeshëm”.
Stojan Jorgov zgjedh të prezantohet para publikut bullgar me ngjyrat e gamës bardh e zi - ajo dritë e veçantë, nga e cila ajri i ngrohtë i shkretëtirës fillon të dridhet përpara syve të tu, kurse lëkura të rrëqethet nga flladi i kripur dhe i freskët i ujit të oqeanit. Stojan Jorgov jeton në Los Anxhelos prej 26 vjetëve. Pas një qëndrimi të shkurtër në Gjermani dhe një ndeshjeje me grupazhet dhe mafien në atdhe, ai vendos të ikë. Por jo pas shumë kohë e kapërcen kufirin ndarës midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Piktor për nga arsimi ai i kursen fjalët e veta për jetën përtej Oqeanit dhe si në një kaleidoskop vështron drejt ndonjë pikture, e cila i është treguar nga rastësia. Njihuni me këtë krijues bullgar në materialin “Stojan Jorgov – mbledhësi i historive, i cili e shikon botën përmes objektivit fotografik”.
Vasko Vasilev e nisi karrierën e vet kur ishte vetëm 10 vjeç si një fëmijë-çudi. Vaskoja është një nga ekzekutuesit më karizmatik, të cilët skena bashkëkohore njeh. Koncertet e tij gjithmonë shkaktojnë një interes të madh, për të cilat ai shpërblehet me ide të reja interesante dhe me një përzemërsi të sinqertë. Tamam në ditën e ditëlindjes së vet, kur mbushi 50 vjeç, më 14 tetor, violinisti i njohur zgjodhi që të festojë në qytetin e tij të lindjes në Sofje me një koncert, me premierën e një libri dhe me prezantimin e një filmi të ri, të cilat i kushtohen atij. Intervistën me koncert mjeshtrin e Operës Mbretërore në Londër mund të lexoni duke hapur botimin “Vasko Vasilev mbushi 50 vjeç: “E dua publikun dhe kolegët e mi, ëndërroj që të kthehemi nëpër salla!"
E kërkuar për stilin e saj unikal dhe ekskluziv, bullgarja Diana Foteva zbukuron shtëpi dhe pallate në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i kthyer në vende të pazakonshme dhe të bukura për të jetuar. Një film televiziv për Dubain e drejton fatin e saj. Filmi i bëri asaj një përshtypje të madhe dhe kështu vendos se ky është vendi i realizimit të saj. Tanimë 16 vjet me radhë Diana Foteva krijon kryevepra, duke e kapërcyer me një lehtësi kufirin midis artit figurativ dhe dekorimit. Porositë e para të cilat i merrte Diana ishin për mure të veçanta dhe për tavane të praruara. Jo pas shumë kohe kalon drejt interierit artistik dhe koncepteve të plota - si harta e pikturuar antike e botës në tavanin e një dhome për fëmijë, që të arrijë deri tek projektet e mëdha dhe të ndërlikuara. Vallë a i ngjan jeta në Lindjen e Mesme një historie të librit “Një mijë e një net” mund të lexoni në botimin “Bullgarja Diana Foteva dekoron pallate në Dubai”.
Doktori Ventseslav Stankov i bën njerëzit të buzëqeshin gjerësisht, pasi punon me teknologjitë më moderne të mjekësisë dentale estetike dhe nuk ka frikë të kalojë kufijtë, të cilat kolegët e tij refuzojnë t’i kalojnë. Dentisti nga qyteti Plovdiv doktori Ventseslav Stankov hyri në top 100 në botë, pasi Global Summit Institute e renditi mes profesionalistëve më të mirë të vitit të kaluar. Stomatologu bullgar 36 vjeç është më i riu në klasifikim. Dentisti bullgar është i kërkuar nëpër botë më tepër për shkak të arritjeve të tij në parodontologji dhe në implantim. Më shumë për këtë bullgar mund të lexoni në materialin “Doktori Ventseslav Stankov është mes 100 dentistëve më të mirë në botë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..