Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e suksesshëm 2020

Bullgarë me arritje të jashtëzakonshme në vitin e Covid-19

Gjatë vitit i cili kaloi nën shenjen e pandemisë së koronavirusit kishte bullgarë me suksese të mëdha për të cilët mund të lexoni në këtë botim.

Në mbrëmjen e ditës së shtunë më 22 gusht Canko Cankov del nga pishina e kompleksit “Flora” në qytetin Burgas si njeriu i parë në botë, i cili ka notuar më shpejt në vazhdim të 12 orëve në një pishinë 50 metrash. Ai e fillon maratonën e vet në orën 7 e 30 minuta dhe gjysmë ditë më vonë e ndalon numërimin elektronik në 50 kilometra e 600 metra. Kurse kur e hedh vështrimin drejt tablosë ndriçuese, e kupton se rekordi prej 41,2 kilometrash e sllovenit Martin Strell kurrë më nuk do të respektojë asnjë ëndërrues në not.  Sipas rekorderit botëror nuk ka kufij para mundësive të njeriut. Më shumë për  rekordin e kampionit mund të lexoni në botimin e Radio BullgarisëCanko Cankov - rekordmeni botëror i notit me një shpirt të pathyeshëm”.


Stojan Jorgov zgjedh të prezantohet para publikut bullgar  me ngjyrat e gamës bardh e zi - ajo dritë e veçantë, nga e cila ajri i ngrohtë i shkretëtirës fillon të dridhet përpara syve të tu, kurse lëkura të rrëqethet nga flladi i kripur dhe i freskët i ujit të oqeanit. Stojan Jorgov jeton në Los Anxhelos prej 26 vjetëve. Pas një qëndrimi të shkurtër në Gjermani dhe një ndeshjeje me grupazhet dhe mafien në atdhe, ai vendos të ikë. Por jo pas shumë kohë e kapërcen kufirin ndarës midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Piktor për nga arsimi ai i kursen fjalët e veta për jetën përtej Oqeanit dhe si në një kaleidoskop vështron drejt ndonjë pikture, e cila i është treguar nga rastësia. Njihuni me këtë krijues bullgar në materialin Stojan Jorgov – mbledhësi i historive, i cili e shikon botën përmes objektivit fotografik.


Vasko Vasilev e nisi karrierën e vet kur ishte vetëm 10 vjeç si një fëmijë-çudi. Vaskoja është një nga ekzekutuesit më karizmatik, të cilët skena bashkëkohore njeh. Koncertet e tij gjithmonë shkaktojnë një interes të madh, për të cilat ai shpërblehet me ide të reja interesante dhe me një përzemërsi të sinqertë. Tamam në ditën e ditëlindjes së vet, kur mbushi 50 vjeç, më 14 tetor, violinisti i njohur zgjodhi që të festojë në qytetin e tij të lindjes në Sofje me një koncert, me premierën e një libri dhe me prezantimin e një filmi të ri, të cilat i kushtohen atij. Intervistën me koncert mjeshtrin e Operës Mbretërore në Londër mund të lexoni duke hapur botimin “Vasko Vasilev mbushi 50 vjeç: “E dua publikun dhe kolegët e mi, ëndërroj që të kthehemi nëpër salla!"


E kërkuar për stilin e saj unikal dhe ekskluziv, bullgarja Diana Foteva zbukuron shtëpi dhe pallate në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i kthyer në vende të pazakonshme dhe të bukura për të jetuar. Një film televiziv për Dubain e drejton fatin e saj. Filmi i bëri asaj një përshtypje të madhe dhe kështu vendos se ky është vendi i realizimit të saj. Tanimë 16 vjet me radhë Diana Foteva krijon kryevepra, duke e kapërcyer me një lehtësi kufirin midis artit figurativ dhe dekorimit. Porositë e para të cilat i merrte Diana ishin për mure të veçanta dhe për tavane të praruara. Jo pas shumë kohe kalon drejt interierit artistik dhe koncepteve të plota - si harta e pikturuar antike e botës në tavanin e një dhome për fëmijë, që të arrijë deri tek projektet e mëdha dhe të ndërlikuara. Vallë a i ngjan jeta në Lindjen e Mesme një historie të librit “Një mijë e një net” mund të lexoni në botimin Bullgarja Diana Foteva dekoron pallate në Dubai”.


Doktori Ventseslav Stankov i bën njerëzit të buzëqeshin gjerësisht, pasi punon me teknologjitë më moderne të mjekësisë dentale estetike dhe nuk ka frikë të kalojë kufijtë, të cilat kolegët e tij refuzojnë t’i kalojnë. Dentisti nga qyteti Plovdiv doktori Ventseslav Stankov hyri në top 100 në botë, pasi Global Summit Institute e renditi mes  profesionalistëve më të mirë të vitit të kaluar. Stomatologu bullgar 36 vjeç është më i riu në klasifikim. Dentisti bullgar është i kërkuar nëpër botë më tepër për shkak të arritjeve të tij në parodontologji dhe në implantim. Më shumë për këtë bullgar mund të lexoni në materialin Doktori Ventseslav Stankov është mes 100 dentistëve më të mirë në botë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD