Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orlin Goranov: “Le të realizojmë ëndrrat tona! Jeta është e shkëlqyer!”

Foto: facebook/Orlin Goranov

Orlin Goranovi është një nga pop këngëtarët tanë më të njohur, i dashur prej brezave të ndryshëm të bullgarëve tek ne dhe jashtë shtetit. Krahas këngëve më të njohura të tij të cilat janë bërë hit, janë Bota është për të dy (muzikë Maria Nejkova, tekst Mihaill Bellçev),Kujtim fëmijëror (një duet me këngëtaren Kristina Dimitrova),Të fillojmë nga e para, “Dashuria e mashkullit”,  e të tjera. Orlin Goranov ka një zë të shkëlqyer, është një këngëtar tepër artistik  dhe tepër i talentuar, i cili me një sukses të njëjtë  paraqitet gjithashtu edhe në skenën e operës dhe në kinema, kurse gjatë muajve të fundit hyn nëpër shtëpitë tona dhe si drejtues i një programi televiziv. Gjatë marsit të vitit 2020 ishte online premiera e këngës “Një tunel i vetmisë” - muzika është e Svetosllav Llobushkit, teksti i Snezhina Temellkovës.

“E ndjek ëndrrën time përmes një tuneli të vetmisë...kjo botë është botë për dy veta...Vetmia është e lumtur kur më jep një forcë të re të pres me padurim çdo çast...”

Teksti është i shkruar përpara disa vjetëve, por tingëllon në mënyrë shumë aktuale, të përmbush me shumë optimizëm dhe shpresë, se ka “dritë në tunel”.

“Ky vit kaloi si rërë nëpër gishtat e mija, shumë shpejt dhe pa u ndier, në sfondin e gjendjeve shpirtërore të ndryshme si dhe të pritjeve të shumta -ky është bilanci i shkurtër i Orlin Goranovit për vitin 2020. Deri tani një çudi e tillë nuk kishte ndodhur - as mua, as kujtdo njeriu tjetër. Nga njëra anë që të gjithë ishim të shokuar. Kurse nga ana tjetër - u gëzova se kjo është një mundësi për natyrën të mund të rimëkëmbet nga ndotjet, të cilat i shkakton veprimtaria e njeriut. U mundova të shikoj diçka pozitive në të gjithë këtë situatë negative. Njerëzit iu nënshtruan karantinës, të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, gjë e cila çon drejt një gjëje tjetër mjaft të rrezikshme - desocializimi. Por, unë shpresoj se së shpejti do të rikthehet ritmi normal i jetës dhe njerëzit do të mund të takohen, të përqafohen, t’i gëzohen njëri tjetrit, të flasin dhe të ndajnë jetën e vet. Çdo një njeri ka ëndrra dhe gjëra të cilat e bëjnë të lumtur. Kurse pa njerëzit të cilët ne i duam, kjo nuk ka se si të ndodhë”.

Gjatë muajit gusht, në periudhën midis kufizimeve dhe ndalimeve, Orlin Goranovi incizoi këngën “Jeta ime”- muzika është e Mitko Gidishkit, teksti është i Ivan Tenevit. “Si një shaka, tek unë ditë pas dite, plakesh, o rini...Dhe pa trishtim shikoj prapa me një gëzim të heshtur, kurse krahë për krahë me mua ecën në mbrëmje kujtimi i ri...Dhe mezi tani e kuptova këtë sekret...Jeta për mua është këtu dhe tani, dhe si të filloj të jetoj unë e di”.

“Ashtu siç thonë pleqtë e urtë, kur njeriu humbet , nuk e di se çfarë fiton- vazhdon këngëtari Orlin Goranov. Humbëm shumë kohë në pritje të shikohemi përsëri me publikun tonë , të bëjmë atë për të cilën jetojmë . Arti skenik nuk ka se si të zhvillohet vetëm online, sepse artistët duhet të kenë kontakt me për publikun e vet. Kjo është magjia. Në të njëjtën kohë çdonjëri ka domosdoshmërinë  të hyjë në sallë, të ndahet nga e përditshmja, të ëndërrojë.Unë jam i bindur  se shumë shpejt do ta kemi këtë mundësi. Po, jeta është e bukur dhe ajo vazhdon!Aktualisht po realizoj ëndrrat e mia të vjetra. Tanimë kam 8 vjet që po jap mësim në pop dhe xhaz të kënduarit në Universitetin Jugperëndimor. Kohët e fundit drejtoj dhe një program në prajm tajmin e Televizionit Kombëtar Bullgar, që është i lidhur me kujtesën, të cilën e ruan media jonë 60 vjeçare. Kjo është një mundësi që njerëzit të pushojnë, të mund të mësojnë fakte interesante të ruajtura në “Fondin e Artë” të televizionit. Shpresoj se është e këndshme dhe dëfryese për spektatorët tanë.”

“Urimi im për miqtë e Radio Bullgarisë është “të mos të ndërrojnë valët”. Kudo që të jenë nëpër botë, e di se ata e mbajnë Bullgarinë në vetvete, në shpirtrat dhe zemrat e tyre, sepse Bullgaria është vendi më i bukur në planet. Do të gëzohesha shumë, në qoftë se që të gjithë bullgarët, të cilët u nisën nëpër botë të kërkojnë lumturi dhe realizim, ndonjë ditë të vijnë në shtëpi, ne i presim. Kurse të huajt, të cilët tregojnë interes ndaj vendit tonë, le të dinë se ata, të cilët sillen ndaj tij me interes dhe dashuri, ne po kështu i presim me dashuri. Ju uroj të gjithëve të mos të frikësohen të realizojnë ëndrrat e veta. Jeta është e shkëlqyer!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD