Për 9 muajt e parë të vitit 2020, bullgarët e rinj që fituan shtetësi bullgare janë 10 779. Kjo është 2 000 më shumë se sa në 2 vitet e fundit, njoftoi Komisioni për Shtetësinë Bullgare pranë Nënresidentes Ilijana Jotova. 955 janë rastet e shtetësisë bullgare të rivendosur.
Shumica e dokumenteve bullgare u lëshuan nga 1 korriku deri më 30 shtator, kur 4392 kandidatë morën pasaporta dhe letërnjoftime. Shtetësia u është refuzuar 2302 aplikantëve. 292 të tjerëve iu konfiskuan dokumentet bullgare sepse kishin fituar shtetësi të huaj ose kishin filluar një procedurë të tillë. 4 janë rastet e natyralizimit të revokuar për shkak të të dhënave të fshehura ose dënimeve efektive, shkruan gazeta “24 Çasa”.
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..