Për shkak të aplikimit të detyrueshëm të testeve PCR për të gjithë që hyjnë në Turqi që nga ora 23.00 sot, gjatë disa ditëve të fundit në PKK “Kapitan Andreevo” po vëzhgohen radha të gjata prej udhëtarësh deri në Edrene.
Bullgarët udhëtojnë në masë deri në Turqi me qëllim shopping dhe i përdorin orët e fundit që të hyjnë në vend pa testin e detyrueshëm.
Në parim fqinji ynë jugor është vendi i dashur i bullgarëve për shopping, ndërsa ulja e vlerës së lirës turke është një stimul suplementar. Kulmi i tensionit në PKK ishte dje, kur përmes pikëkalimit për në Turqi kanë kaluar 18 000 udhëtarë, me rreth 8000 automjete, transmetoi BNT.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..