Gjatë këtij viti shumë bullgarë i bënë dekorimet e Krishtlindjeve më herët, duke i zbukuruar me bollëk shtëpitë e tyre. Sipas psikologes Biljana Stojanva kjo është një shpresë për mrekulli – “për ta ndërprerë rrjedhën e statistikave të zeza dhe për të jetuar "si më parë".
Psikologja mendon se epidemia na vë në një situatë sprove dhe përgatitja për Krishtlindjet përkon me periudhën e izolimit dhe pasigurisë që vjen më pas.
Biliana Stojanova vuri në dukje gjithashtu para BTA-së se rregullimi dhe dekorimi i shtëpisë zvogëlon ndjenjën e pafuqisë, na ndihmon të organizojmë mendimet tona, të kujdesemi për veten dhe të dashurit tanë. E gjithë kjo na jep një sens kuptimi dhe na lidh me realitetin dhe njerëzit përreth nesh, është e bindur ajo.
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..