Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si ndikoi Covid-19 në sportin bullgar?

Prof. Daniella Dasheva: Ne nuk kemi njohuri se si të organizojmë procesin e trajnimit në një krizë të tillë

Viti 2020 padyshim ishte i vështirë për sportin në të gjithë botën. Sidoqoftë si qëndron Bullgaria në sfondin e vendeve të tjera për sa i përket përshtatshmërisë së masave në përkrahje të sektorit gjatë krizës Covid? Me këtë pyetje Radio Bullgaria iu drejtua Prof. Daniella Dasheva pedagoge e Teorisë dhe Metodikës së Trajnimit Sportiv dhe ish Ministre e Rinisë dhe e Sportit në kabinetin teknik të Ognjan Gerxhikovit.

Në Bullgari në kohën e pandemisë sektori sportiv u harrua plotësisht” – ishte kategorike Prof. Dasheva. Ajo shtoi se në këta muaj të vështirë vendet që kujdesen për zhvillimin e sportit ndajnë mjete të mëdha për shpëtimin e tij. Britania e Madhe për shembull vetëm gjatë valës së dytë të koronavirusit ndau për 11 sportet më të prekura 300 mln. lira për të kapërcyer krizën.

Në Bullgari, federatat u lejuan të ridrejtonin për trajnimin e atletëve të tyre fondet e parashikuara për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, të shtyra për shkak të pandemisë. Para Krishtlindjes, Ministri i Sporteve Krasen Kralev njoftoi se gjatë vitit Ministria e Rinisë dhe е Sportit ka caktuar një shtesë prej 2 milion leva (1 milion euro) në bazë të programit për zhvillimin e klubeve sportive, ose një rritje prej 30 për qind të fondeve të planifikuara. “Masa është e mirë, ajo u prit shumë mirë nga klubet. Për 2021, tashmë është votuar një rritje 100 për qind e fondeve sipas këtij programi. Klubet sportive bullgare do të marrin një shtesë prej 6.5 milion levash (3.3 milion euro) për të mbështetur aktivitetet e tyre”, tha Kralev.

Sipas Prof.Dasheva “Ne jemi një nga pak vendet në Evropë i cili në kohën e pandemisë nuk bëri atë që ishe e nevojshme për sportet elitare, as për sportet për shëndet. Pothuajse të gjithë shpërndanë bursa për sportistët elitarë në federatat me financim dhe shpërblim të pamjaftueshëm të trajnerëve për të ruajtur motivimin e tyre gjatë periudhës në të cilën nuk ka gara për të mos humbur për sportin. Te ne kjo nuk ndodhi.”

Në vende të tjera informacioni për financimin është publik, por tek ne ai mungon, thekson specialistja.

“Ka raporte të izoluara se dikujt iu dha diçka, por program serioz ose fond për mbështetjen e sportit në kohën e pandemisë nuk ka”, theksoi Prof. Dasheva. Sipas saj një nunër i vogël klubesh si për shembull ata e notimit arritën të përfitojnë nga masa 60:40. Taksat e qendrave të fitnesit u ulën por gjatë bllokimit të dytë ato u mbyllën gjë që i pengoi të përfitojnë nga kjo.

Mëdyshje ngjall edhe fakti se pas të gjitha këtyre muajve në Bullgari akoma nuk shqyrtohen plane për zhvillimin e sportit bullgar në kushtet e reja. Nuk flitet edhe për domosdoshmërinë e më shumë investimeve në sportet në të hapur, të cilat janë e ardhmja për vitet e ardhshme, thekson prof. Dasheva. Një problem tjetër që duket në sfondin e pandemisë është mungesa e qendrave të mira për trajnim.

Pavarësisht nga vështirësitë gjatë vitit 2020 Bullgaria arriti disa rezultate të mira në sporte të veçanta si atletika e lehtë, sambo, ku Marija Orjashkova fitoi titullin e 6-të botëror, morëm një seri të plotë medaljesh nga Kampionati Evropian i Gjimnastikës Ritmike në Kiev... Sidoqoftë siç pritej, ndërrimi në kalendarin sportiv pati një efekt negativ mbi arritjet sportive. “Rezulton të jetë e vështirë dhe ende jo mjaft e qartë se si të menaxhohet forma sportive e sportistëve elitë në kushte të tilla”, përgjithëson prof. Dasheva.

Viti 2021 gjithashtu pritet të jetë e vështirë për sportin botëror dhe atë bullgar.

“Do të jetë mjaftë e vështirë për sportistët bullgarë. Në vend të parë për t’u klasifikuar për Lojërat Olimpike sepse nuk kemi mjaftë kuota për pjesëmarrje. Kjo përsëri do të lidhet me mirëmbajtjen e formës sportive sepse nga njëra anë ata duhet të marrin pjesë në garat kualifikuese për të fituar kuota, ndërsa nga ana tjetër do të disponojnë rreth 6 muaj deri në Olimpiadën në korrik-gusht 2020, nëse ajo do të zhvillohet - thekson Prof. Dasheva. - Gjëja tjetër që do ta bëjë të vështirë pjesëmarrjen dhe fitimin e çmimeve është se ne nuk kemi mbështetje serioze shkencore për trajnimin e sportistëve elitë në Bullgari. Dhe në kushtet në të cilat do të zhvillohet procesi i trajnimit dhe rivalizimit, nuk ka asnjë mënyrë për të ecur përpara pa mbështetjen shkencore. Ne nuk kemi informacion se çfarë ndodh me konkurrencën – si dhe ku po përgatitet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova

Fitore e Viktoria Tomovës në Tokio, Grigor Dimitrov është i 9-ti në listën e tenisit botëror

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...

botuar më 24-10-21 11.13.PD

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..

botuar më 24-10-11 12.02.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov nuk do të luajë me Gjokoviqin

Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..

botuar më 24-10-09 3.48.MD